Featured

Ramiz Lladrovci merret me ambasaden në Jerusalem, në Drenas e ka ba ‘fet’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:21 / 17 March 2021

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, përseri merret me punë që nuk janë kompetencë e tij. Tani ka folur për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke u përpjekjur të tregojë se “ka potencial” për të qenë edhe më shumë se një kryetar komune, shkruan vision mgega.

“Hapja e Ambasadës tonë në Jerusalem është hap i madh në konfirmimin e miqësisë së dy popujve tonë, të dëshmuar ndër shekuj, pavarësisht se na mungonin shtetet. Andaj, përgëzoj Ambasadoren Ines Demiri që lidhjet tona historike t’i thellojë e begatojë, si asnjë herë më parë.

Vërtetë, shtetin tonë, Republikën e Kosovës e përcjellin disa situata të cilat vazhdimisht tentojnë ta mjegullojnë jo vetëm shtetin e shtetësinë, por edhe vlerat tona si qytetarë të besës e besnikërisë. Miqësitë e vjetra i ruajmë, e kemi traditë, ashtu sikur mirënjohjen!

Punë të mbarë, Ambasadore Ines Demiri!”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.

Ndryshe, Lladrovci ka qenë dhe është në kohë të fundit në thumb të kritikave, jo vetëm të pothuajse komplet degës së PDK në Drenas, por edhe të anëtarësisë dhe të qytetarëve. Ai kundërshtohet fuqishëm për edhe një mandate në krye të kësaj komune. Mizin e fajësojnë se ka dëmtuar rendë PDK-në, se falë deklaratave të pamatura dhe të dëmshme të tij ka bërë që Drenasi ta ketë vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës, se ka ndarë dëshmorët dhe ka futur përçarje në mesin e familjeve të tyre, se ka qeverisur me shantazhe e kërcënime, se ka favorizuar kompani të ndryshme e për shumë punë të tjera.

Gjithashtu, në Drenas tashmë thonë hapur se Mizin janë duke e mbrojtur Ferat Shala dhe Sejdi Hoxha, të cilët, siç thotë një anëtar i Këshillit Drejtues të degës së PDK, e detyruan Enver Hoxhajn të vie në Drenas dhe pa asnjë bazë t’i ofrojnë mbështetje Mizit për të kandiduar edhe për një mandate për kryetar të Drenasit.