Friday, January 21, 2022

Ranieri: Në të ardhmen time, herët a vonë do të jetë një Kombëtare

Claudio Ranieri ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Sampdorian.

Ranieri duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Parman, konfirmoi se nuk do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm tek Sampdoria, shkruan lajmi.net.

Italiani theksoi se 52 pikët ishin objektivi i tij dhe se kushtet në klub nuk lejojnë që ai të qëndrojë më tutje.

Sidoqoftë, ai ka theksuar dëshirën për të drejtuar një kombëtare.

“Nga 1 korriku do të mendoj të ardhmen time, për tani do të dedikohem ndaj familjes time” tha Ranieri.

“Në të ardhmen time, herët a vonë do të jetë një Kombëtare”, përfundoi Claudio Ranieri.