Thursday, January 20, 2022

Raporton në Polici: Një djalë po e kërcënon mbesën time, i kërkon para, ose ja publikon videot intime

Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se mbesa e tij e mitur detyrohej të jepte para një djali, po ashtu të mitur, pasi që ai e kërcënonte se do t’i publikonte video intime të saj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të rastin shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 24.05.2021-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e miturA femër kosovar,  në vazhdimësi nga  i dyshuari  i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Foto ilustrim