Saturday, July 24, 2021

Reagon edhe njëherë Hoti: Emërimi i djalit të Haxhi Shalës nuk është bërë në koordinim me mua

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe njëherë për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se për këtë vendim nuk është konsultuar askush me të, dhe për të njëjtin ka marrë vesh nga mediat, shkruan lajmi.net.

“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.