Sport

Reali fiton derbin e vogël të Madridit dhe provon të rihapë llogaritë e titullit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:04 / 9 February 2021

Pas fitores me përmbysje në transfertën ndaj Huesca-s të shtunën, Reali i Madridit regjistroi një tjetër sukses mbrëmjen e sotme, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Getafen në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Në derbin e vogël madrilen, Los Blancos vuajtën jo pak për të marrë fitoren, pasi hasën në një mbrojtje të ngjeshur të Getafes, e cila la shumë pak hapësira për të besuarit e Zinedine Zidane.

Sfida u zhbllokua në minutën e 60’ nga ana e sulmuesit francez Karim Benzema, i cili shfrytëzoi një asist mjaft të mirë të Junior Vinicius, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Mendy që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Reali shkon në vendin e dytë me 46 pikë, vetëm 5 më pak se Atletico Madrid që kryeson renditjen, megjithatë vlen të theksohet se skuadra e Simeones ka luajtur dy ndeshje më pak këtë sezon.