Sport

Reali fiton me përmbysje ndaj Elches, Benzema “hero” në shtesë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:00 / 13 March 2021

Real Madridi ka arritur të mposhtë me përmbysje Elchen në “Alfredo di Stefano”. Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, me Elchen e cila zhbllokoi rezultatin, dhe Reali që më pas reagon ashtu si duhet. Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Calvos në minutën e 61’të. Rezultatin e barazoi, Karim Benzema në minutën e 73’të. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë doli Benzema – i cili me golin e tij të dytë ia siguron tri pikë të mëdha klubit madrilen.