Lajme

Reshjet e borës krijojnë vështirësi në rrugët e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:29 / 13 February 2021

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim në disa pjesë të Kosovës.

Prandaj, disa prej komunave ka bërë thirrje te qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve është në terren dhe po përkujdeset për gjendjen e tyre.

Kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe që veturat t’i kenë të pajisura me pajisje dimërore.

Për kërkesat e juaja lidhur me gjendjen e rrugëve, më poshtë gjeni organët mbikëqyrëse dhe numrat e telefonit të tyre.

  1. Organ mbikëqyrës: Antigona Durmishi

Për qytetin e Drenasit, (komplet me trotuare dhe parkingje), dhe Çikatovë e Re;

  1. Organ mbikëqyrës: Sejdi Kozhani

Organi mbikëqyrës duhet të përcjellë punimet e projektit:  Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në Zonën Jug-Lindje, që përfshin  fshatrat: Abri e Epërme, Baicë, Çikatovë e Vjetër, Dobroshec, Domanek, Gllobar, Gllanasellë, Godanc, Gradicë, Likoshan, Polluzhë, Shtuticë, Tërdec, Tërstenik dhe Vërboc. Organi mbikëqyrës  do të kontrolloj  të gjitha punët që do të kryhen  e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i  plotësojnë kriteret me standarde  dhe  normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar do të raportojë pranë Menaxherit e Kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.

III. Organi mbikëqyrës: Vehbi Jashari

Organi mbikëqyrës (OM) duhet të përcjellë punimet e projektit:  Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në zonën veri-lindje që i përfshinë fshatrat: Arllat, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Kizharekë, Komoran, Korroticë e Ulët, Korroticë Epërme, Krajkovë, Llapushnik, Negroc, Nekoc, Poklek, Sankoc, Shtrubullovë, Vasilevë, Vuçak, Zabel i Ultë dhe Zabel i Epërm.OM të bëjë kontrollimin e të gjitha punëve që do të kryhen  e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe me normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar të raportoj pranë Menaxherit të kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.

Reshjet e pandërprera të borës nga mëngjesi i sotëm po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor edhe në Rajonin e Ferizajt.

Komuna ka apeluar tek ngasësit e veturave dhe qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor si dhe të shmangin frekuentimin në zonat malore ku mund të paraqiten rreziqe eventuale.”Reshjet e pandërprera të borës nga mëngjesi i sotëm po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, megjithëse që nga mëngjesi të gjitha kompanitë e kontraktuara të Komunës së Ferizajt për pastrimin e rrugëve nga bora janë në terren me të gjitha kapacitetet dhe makineritë e tyre. Vështirësi për të operuar në pastrimin e rrugëve nga bora, po paraqesin edhe numri i madh në qarkullim i veturave veçanërisht në qytet, por megjithatë ekipet përkatëse po intervenojnë vazhdueshëm në mirëmbajtjen e rrugëve””Nga raportimet e terrenit, ndonëse me vështirësi të caktuara, asnjë aks rrugor në Ferizaj nuk është i pakalueshëm apo bllokuar. Reshjet e borës po bien pa ndërprerë, me intensitet të shtuar si në gjithë vendin, reshje që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sontme, andaj apelojmë tek ngasësit e veturave dhe qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor si dhe të shmangin frekuentimin në zonat malore ku mund të paraqiten rreziqe eventuale”