Sport

Rikthehet Superliga e Kosovës, ndeshje direkt për titull

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 3 April 2021

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Superligës do të luajë ndaj Arbërisë për xhiron e 27-të në Superligë, ndërsa duel tjetër do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Të dyja këto ndeshje do jenë përcaktuese për titullin e kampionit, për të cilin po luftohet shumë nga Ballkani, Drita dhe Prishtina.

Aktualisht, tabelës i prin ekipi nga Suhareka, ndërsa ‘Intelektualët’ kanë pikë të barabarta me golaverazh më të dobët.

Sfidat e sotme, Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, startojnë nga ora 15:00.