Sport

Rrebesh golash në “Zahir Pajaziti”, triumfon Llapi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:00 / 21 March 2021

KF Llapi pati përballë Arbërinë në një duel i cili prodhoi gola.

Llapi u ndesh me Arbërinë në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Arbëria në fakt vuajti nga gabimet e veta, ishte portieri i Arbërisë, Kreshnik Bahtiri i cili shënoi dy autogola, min (3’) dhe min (19’).

Marcei Santos shënoi me kokë për Arbërinë në min (14’). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, KF Llapi 2-1 Arbëria.

Në pjesën e dytë, Arbëria ishte më e rrezikshme. Por, epërsinë e dyfishoi KF Llapi. Ishte Muhamet Hyseni i cili shënoi në min (52’).

Arbëria shënoi në min (57’), Marcei Santos shënoi golin e dytë personal këtë takim.

Golin e katërt për për Llapin e dha Ahmed Januzi në min (86′). Arbëria befasoi, Dior Zabergja shënon për Arbërinë në min (88′).

Rezultati përfundimtar, Llapi 4-3 Arbëria.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e pestë me 33 pikë, ndërsa Arbëria në të tetën me 27 pikë.