Monday, January 17, 2022

Rrëzohet lisi në Lipjan, i del flaka deri në majë

Një lis i madh është përfshirë nga zjarri në komunën e Lipjanit.

Ngjarja saktësisht ka ndodhur në mes fshatrave Dobrajë e Qylagë të kësaj komune.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Haqif Rrustemi i cili njoftoj se ngjarja ka ndodhur para pak minutave.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin e rrëzimit të lisit të përfshirë nga zjarri: