Saturday, January 22, 2022

Rrihen mes vete katër persona në Drenasit, dy përfundojnë në QKUK me lëndime të rënda

Në Drenas, katër persona janë përfshirë në një rrahje pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në fshatin Gradicë.

Siç mëson Sinjali, dy nga personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime të rënda trupore, andaj, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime brenda prokurorisë bëjnë të ditur se në prangat e policisë kanë përfunduar dy të dyshuar, të cilët janë të moshës së mitur.

Prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.