LAJME

“Rruga e tmerrshme”, Kjo është kompania që e fitoj tenderin për rehabilitimin e segmentit Klinë e Epërme – Skenderaj

Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Dimal Basha ka dhënë kontratën për rehabilitimin e segmentit Klinë e Epërme – Skenderaj, shkruan rajoni.org.

Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, vlera e saj është 751,570.95€, ndërsa tenderi i është dhënë kompanisë Graniti shpk me bazë në Istog.

Vendimi mbi njoftimin e AK mbartë nënshkrimin e zyrtarit Vigan Syla dhe i njëjti është lëshuar me 02.10.2026.

Në garë për këtë tender kanë garuar edhe 12 ofertues të tjerë, raporton rajoni.org.

Screenshot
//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖