Lajme

Rukiqi kërkon nga Qeveria e re faljen e gjobave ndaj bizneseve për shkeljen e masave anti-Covid

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:23 / 20 March 2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga qeveria në ardhje faljen e gjobave ndaj bizneseve për shkeljen e masave anti-Covid, pasi sipas tij gjobat janë më të larta sesa shuma që u është shpërndarë për rimëkëbje ekonomike. Ai i tha këto dhe të tjera në një konferencë për media.

“Është një nen i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike i cili parasheh 200 milionë euro mjete për bizneset mirëpo që deri më tani janë ndarë një shumë minimale për këtë kategori”, ka thënë Rukiqi.

Ai gjithashtu kërkuar që të shtyhet kalimi i rreth 1000 bizneseve që janë të lyçura në rrjetin e tensionit 10KË dhe 35KË, në tregun e hapur të energjisë elektrike.

“Ky vendim parasheh që këta konsumatorë të dalin në tregun e hapur të energjisë të furnizohen me energji elektrike në kohën kur vetë ky treg është realisht i pastrukturar, pra ka mungesë të ofertës dhe dhe çmimet në tregun e derregulluar të energjisë elektrike do të jenë shumë më të larta për këto biznese që në numër e kalojnë shifrën 1000. Pra është një numër i madh i kompanive që duhet të ballafaqohen me këtë rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe kjo normalisht ndikon drejtpërdrejt në koston e produkteve sidomos do të ketë kosto të larta tek prodhuesit e veçanërisht tek ata prodhues që tani për tani janë duke eksportuar dhe të cilët shumë lehtë mund ta humbin tregun e tyre të eksportit nëse kanë rritje të energjisë elektrike në kohën kur po ballafaqohemi dhe me pasojat e pandemisë”, ka thënë Rukiqi.