Lajme

Sami Lushtaku fillon punën për ta kthyer pushtetin në Skenderaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:01 / 17 February 2021

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, PDK-ja në Skenderaj ka fituar 73 për qind të votave të qytetarëve, duke treguar se është dega më e fuqishme dhe më e madhe e PDK-së në Kosovë. Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK në Skenderaj, ka thenë se rruga për t’u kthyer nga çarjet e mëdha të para më shumë se tri vjet, ishte tepër e vështirë, por puna dhe vullneti i të gjitha strukturave ka bërë që PDK-ja të mbetët subjekti i parë politik në Drenicë. Ai potencon se në zgjedhjet e fundit, drenicakët kanë treguar se e duan PDK-në dhe se janë mishëruar me të, ndonëse ka pasur periudha që ndërhyerjet nga jashtë, por edhe nga brenda e kanë destabillizuar atë. Ai ka ripërseritur, se PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka qenë e hendikepuar pas dërgimit në Hagë të figurave qendrore të UÇK-së dhe të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli derisa ka siguruar se aktivitetët partiake dhe puna me qytetarë nuk do të ndalen, pasi që tani vëmendja është kthyer tek zgjedhjet për pushtetin lokal që do të mbahen në tetor.

Çarja e madhe në PDK-në e Skenderaj që ndodhi menjëherë pasi që Bekim Jashari kishte marrë pushtetin, e në të cilën ishte përfshirë edhe deputeti Bekim Haxhiu, atëherë nënkryetar i degës, nuk u tejkalua edhe aq lehtë. Bekim Jashari dhe përkrahësit e tij përbrenda degës së PDK, kryesisht asamblistë, me moton: “Ja morëm komunën, do t’ia marrim edhe partinë”, u përpoqen ta zhveshin Sami Lushtakun nga çdo gjë që kishte lidhje me PDK-në. Por, kryetari i degës së PDK në Skenderaj, i cili ia kishte falur mandatin Bekim Jasharit për të qeverisur me Skenderajn reagoi shpejt, i përjashtoi nga partia 9 asamblistë që iu kishin bashkuar Bekim Jasharit për t’ia bërë numrat, ndërsa e shkarkoi nga pozita e nënkryetarit të degës së PDK, Bekim Haxhiun – Kamishin.

Pastrimin e madh të degës, Lushtaku e bëri gjatë zgjedhjeve të brendshme. Ai iu dha rast edhe të përjashtuarve që të tregohen, duke i lejuar që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, por ata nuk kaluan derisa cilësohëshin tani hapur “si njerëz të Bekim Jasharit”. Bekim Haxhiu – Kamishi nuk u duk më fare në zyrat e degës së PDK, derisa në zgjedhjet e kaluara nacionale, nëpër subjekte tjera politike u instaluan vezhgues e komisionerë, që edhe u paguan nga njerëz të caktuar, për t’ia ruajtur votat Bekim Haxhiut e Blerim Latifit. Ky i fundit nuk arrit të bëhet deputet.

Kryesia e re e degës së PDK, që doli nga zgjedhjet e brendshme dhe e cila udhëhiqet nga Sami Lushtaku nuk ndenji duarkryq, filloi menjëherë punën në terren me qytetarë. Edhe para fushatës, vetë Lushtaku dhe strukturat e partisë kishin vënë kontatke me elektoratin e vetë. Ata shkuan lagje për lagje, madje edhe shtëpi për shtëpi nëpër fshatra, për t’iu treguar atyre se vetëm me PDK-në në pushtet mund të ketë qeverisje të dinjitetshme, edhe në nivelin lokal edhe në atë qendror. Lushtaku me stukturat PDK-së shkonte edhe nëpër fshatra dhe familje të dëshmorëve edhe në komunën e Drenasit, madje edhe në Prishtinë, Gjilan, Lipjan, Obiliq, Vushtrri. I ashtuquajturi zhl kryetar i Drenasit, ia kishte zili dhe nuk mund ta duronte prezencën e Sami Lushtakut nëpër Drenas kështu që u bëri thirrje qytetarëve që t’i votojnë vetëm kandidatët e komunës së tij. Edhe në komunën e Drenasit, Lushtaku, nëpërmes njerëzve që në shenjë pakënaqësie kishin lënë partinë, përpiqej t’i lidhte “penjtë e këputur” pas ardhjes në pushtet të Ramiz Lladrovcit. Edhe në cilësinë e nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku bënte thirrje tek te gjithë qytetarët e Kosovës që ta votojnë PDK-në. Dhe në fund, rezultati i zgjedhjeve tregoi, se puna ditë e natë e Sami Lushtakut dhe strukturave të tjera të PDK-së dha rezultat, më së shumti në Drenicë, ku PDK-ja fitoi me 73 për qind të votave në Skenderaj dhe me 64 për qind të votave në Drenas. Në këtë mënyrë Drenica mbeti bastion i PDK-së dhe nuk lejoi që subjektet tjera të ‘akomodohen’ aty.

Vision Mega ka mësuar nga burimet e veta përbrenda PDK-së, se aktivitetet në terren kanë vazhduar që në ditën e parë pas zgjedhjeve. Deri në zgjedhjet e tetorit, puna me qytetarë do të vazhdojë nëpër të gjitha fshatrat e kësaj komune. PDK-ja synon ta kthejë pushtetin në Skenderaj, nëpërmes të Sami Lushtakut, i cili qëmoti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të komunës. Ka thenë se më nuk do ta falë mandatin dhe ka siguruar se PDK-ja do ta kthejë qeverisjen në këtë komunë. Përballë do ta ketë Bekim Jasharin, i cili ende nuk ka qartësuar nëse do të kandidojë si kandidat i pavarur, ose do të formojë Iniciativë Qytetare. Është koha që ta merr një vendim, zgjedhjet vijnë shpejt. Ai vazhdimisht përserit, se qytetarët i kanë kërkuar të kandidojë për kryetar të Skenderajt, ndërsa të kundërten e thonë në PDK. Sidoqoftë, zgjedhjet e tetorit do të tregojnë se kë e duan qytetarët.