7:31 / 23 Janar 2021
Ish Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, strukutura të degës së PDK në Skenderaj dhe kandidate për deputetë kanë bashkëbiseduar me banorët e Rakinicës, Kopiliqit të Poshtëm, Kopiliqit të Epërm si dhe me të rinjet e BL Runik. Lushtaku ka siguruar qytetarët se vota e tyre për PDK-në do të jetë vote për shtet të dinjitetshëm, shkruan rajoni.net.
“Edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, Drenica do të votojë për rimëkëmbjen e shtetit”, ka thënë Lushtaku./rajoni.net/


