Manuel Baum nuk është më trajner i Schalkes.
Skuadra gjermane ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Baum, pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Schalke nuk ka shijuar ende fitoren këtë sezon, dhe rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga, duke u renditur në vendin e fundit me vetëm katër pikë.
Në vendin e Baum do të ulet përkohësisht Huub Stevens.