Friday, January 21, 2022

Serbia armatoset me 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara nga Rusia

Shteti serb ka pranuar 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara si donacion nga Rusia.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Mbrojtjes e Serbisë, shkruan rs.n1info.com.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic morën pjesë në dorëzimin e 30 tankeve T-72MS dhe 30 makinave të blinduara të zbulimit BRDM-2MS si donacion nga Federata Ruse për Serbinë në Kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviq”.