Tuesday, August 3, 2021

Shkon në 31 numri i të lënduarve në Ferizaj, në mesin e tyre ka edhe fëmijë

Drejtori Rajonal në Polici në Ferizaj, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.

Teksa foli për Express, Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërtim në QKUK në Prishtinë.

“Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”, përfundoi Emini.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.