Tuesday, August 3, 2021

Shpat Kasapi është shkarkuar vetëm katër ditë pasi është emëruar si këshilltar

Ende pa u bërë një javë nga emërimi i tij si këshilltar, Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita. Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi, Zv/kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin, ndërkaq dje e ka shkarkuar nga pozita.

Mediat maqedonase kanë raportuar mëngjesin e djeshëm se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mbante gjithashtu postin e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Ndërkohë që vetë këngëtari, pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është në burg, duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.

“Në Tiranë për qef, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”- shkruan në reagimin e tij Shpat Kasapi.