20.7 C
New York

Shqipëria sot sfidon Anglinë

Published:

- Advertisement -

Anglia është mysafiri i parë i kualifikueseve të Katar 2022 për Shqipërinë e trajnerit Edy Reja. Italiani para këtij dueli mori një lajm jo të mirë dhe sot nga ora 18:00 në fushën e “Air Albania Stadium” nuk zbret dot mbrojtësi Marash Kumbulla.

Futbollisti i Romës ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të mungojë edhe kundër San Marinos. Shpresohet që të mos ketë nevojë për ndërhyrje në menisk, pasi do të mbetej jashtë fushave të blerta për 2-3 muaj.

- Advertisement -

Reja, ndryshe nga ndeshja në Andorra, do të bëjë një lëvizje të detyruar në mbrojtje dhe në vend të Kumbullës parashikohet të jetë Frededic Veseli, për të plotësuar prapavijën italiane me Gjimshitin dhe Ismajlin, kurse në portë pritet sërish kapiteni Berisha.

Në mesfushë ka fituar pikë Qazim Laçi, para Memushajt. Së bashku me Baren dhe Gjasulën e kanë të qartë që duhet të bëjnë shumë kilometra, për të ndërprerë sa më shumë aksione sulmuese të Anglisë.

Reja ka pikëpyetjet e tij për krahët. Një ide për ta aktiziuar Roshin e ka, me Hysajn që do të zhvendosej në linjën e majtë. Nëse ndodh kështu sakrifikohet Lenjani. Ose gjithçka mbetet si në Andorra, me autorin e golit dhe shkodranin titullarë.

- Advertisement -

Edhe për sulmin tekniku italian është i dyzuar. Anglia sigurisht do ta mbajë më shumë topin dhe mund t’i besojë dyshes Broja-Uzuni, lojtarë energjikë që janë gati të bëjnë më të mirën.

Sigurisht Cikalleshi mbetet alternativë e rëndësishme dhe gjasat janë që nga këta tre emra të zgjidhet sulmi për ndeshjen kundër kombëtares së “Tre Luanëve”. Gjithsesi duhet pritur deri në fund, pasi edhe para Andorrës Manaj i parakaloi të gjithë dhe luajti titullar.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Veseli – Hysaj (Roshi), Bare, Gjasula, Laçi, Lenjani (Hysaj) – Cikalleshi (Uzuni), Broja

Artikuj të ngjashëm

Artikujt e fundit