Thursday, January 20, 2022

Shqiptari që u mbijetoi pesë burgjeve

Bashkë me fëmijërinë e Hasan Dalloshit nga Kaçaniku filluan edhe vështirësitë e jetës, pasi u rritë si fëmijë bonjak me një varfëri të skajshme. Ishte 10 gushti i vitit 1998-të kur me dhunë forcat serbe hyn në shtëpinë e miqve të tij, ku ai po qëndronte, dhe e morën për mos ta kthyer për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Në burgun e Gjilanit, përjetoi tortura të cilat edhe sot kur i kujton i japin emocionet e njëjta.