Friday, July 30, 2021

“Shuhet” AKR-ja në Skenderaj, japin dorëheqje Kryetari dhe anëtarët e saj!

Dega e AKR-së në Skenderaj, ka mbetur pa drejtues të saj dhe një nga anëtarët me aktiv të saj.

Kryetari Musa Dervishaj dhe anëtari Agron Kajtazi, kanë vendosur të japin dorëheqje nga AKR-ja.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kajtazi, i cili tha se tani e tuje do të vazhdojnë rrugëtimin politik si të pavaruar.

“Mbetem në punë, ne aktivitete dhe shoqeri, i patjetersueshem, i njëjti dhe më shumë vullnet, per punë, per mireqenje dhe ngritje të cilesis së jetës, per të gjithë barabartë.
Pas dorëheqjes së kryetarit, u rreshtova i pari, duke vazhdu doreheqja edhe nga Nen-kryetarja dhe anëtarët e tjerë.
Ata qe nuk e kuptojnë politiken, ndoshta nuk me mirëkuptojnë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Sot edhe zyrtarisht, u larguam për të mos u kthyer më kurr, në Akr, bashk me komandantin dhe kryetarin e kesaj dege z. Musa Dervishaj.
Kontriburi i tij, per senzacion në komunën e Skenderajt, mbetet i lartë, i padiskutueshëm dhe i dukshem.
Deren e kesaj partie, e gjeta përmes tij, pa marr parasysh rrugetimet e mia terciale, ligjerisht dhe moralisht, kam qen pjesë e Akr-së, deri më sot.
Tani si një “zog” në Qiell, mbetem i pavarurë dhe natyrisht se nuk ngrejë pazare për vete.
Mbetem në punë, ne aktivitete dhe shoqeri, i patjetersueshem, i njëjti dhe më shumë vullnet, per punë, per mireqenje dhe ngritje të cilesis së jetës, per të gjithë barabartë.
Pas dorëheqjes së kryetarit, u rreshtova i pari, duke vazhdu doreheqja edhe nga Nen-kryetarja dhe anëtarët e tjerë.
Ata qe nuk e kuptojnë politiken, ndoshta nuk me mirëkuptojn.
Ku do qe jeni miq, shok e dashamirë, ju falënderoj për mbështetjen e juaji, në çdo rrugetim timin politikë.
Ua kam thënë dhe ua ritheksoj se nuk di me ba politikë, por Bardh edhe Zi, i dallojë për mrekulli.
I juaji, me shumë respekt Agron Kajtazi.