Sport

Silva emëron 10 sulmuesit më të vështirë kundër të cilëve ka luajtur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 12 March 2021

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva, ka bërë një listë me 10 sulmuesit më të vështirë që ai është përballur.

Silva tregon se kundërshtari më i mirë ndaj të cilit ai ka luajtur është Lionel Messi. “Messi ka kualitete të jashtëzakonshme. Ai është shumë profesionist dhe ka një dhuratë nga zoti. Për mua është më i miri”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Në këtë përbërje të 10 lojtarëvë më të vështirë, shihet edhe emri i Cristiano Ronaldos, për të cilin Silva thotë: “Cristiano është shumë profesionist, i përkushtuar me shumë pasion për futbollin. Ai është një lojtar të cilin unë e admiroj shumë për gjithçka që ka arritur”.

Kylian Mbappe, Di Maria, Didier Drogba, Zlatan Ibrahimovic dhe Neymar janë emrat e tjerë.