Saturday, July 24, 2021

Simeone: Është i padrejtë vendimi për dënimin e Trippier

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka reaguar lidhur me dënimin e mbrojtësit, Kieran Trippier.

Anglezi u dënua me dy muaj jashtë fushës shkaku i bastoreve, andaj pritet të humb rreth 12 ndeshje, e ndër to edhe ndeshjen e parë kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Por, Simeone e cilëson këtë dënim si jo të drejtë sepse e dëmton klubin spanjoll.

“E shohim si të padrejtë dhe shpresoj të rregullohet sepse dëmton Atleticon”.

“Atletico nuk ka asgjë lidhur me situatën, por do dëmtohet përsëri. Por, janë rrethana çfarë janë dhe duhet të jetojmë me to”, tha ai.

Trippier këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm të formacioni i Simeone duke zhvilluar çdo minutë të mundshme në La Liga.