Friday, July 30, 2021

Agim Veliu provokon keq Vetëvendosjen (Video)

Pak ditë para zgjedhjeve për kryetar komune, është tensionuar situata në Podujevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i është bashkangjitur tubimit në mbështetje të kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari.

Për më tepër, sipas burimeve të Syri.net Kosova, ai ka provokuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke grumbulluar aktivistët e LDK-së, pikërisht para selisë së kundërshtarit të tij.

Në videon e siguruar nga Syri.net Kosova, shihet se Agim Veliu po e pret kryetarin e partisë, Isa Mustafën pikërisht shumë afër selisë së VV-së.

Kjo ka ngjallur reagime të Degës së Vetëvendosjes në Podujevë, të cilët kanë dalur jashtë zyreve duke brohoritur kundër tyre.

Ndryshe, zgjedhjet në Podujevë do të mbahen këtë të dielë.

Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).