9:45 / 4 March 2021
Se kemi mesimdhënës analfabet të cilët nuk dinë të shkruajnë korrekt edhe gjuhën e tyre shqipe, edhe pse jemi në shekullin 21, kjo nuk do shumë koment në Kosovë.
E kjo ndodh derisa mësimdhënësit, përzgjedhen nga politika dhe jo nga profesionistët në bazë të meritokracisë, shkruan Syri.net Kosova.
Një rast skandaloz ku një profesoreshë e një gjimnazi në Pejë, dërgon një njoftim për nxënësit, është treguesi më i mirë i gjithë asaj që shkruam me lartë.
“Shkrimi në fotografi përmban fjalor të papërshtatshëm. Ndalohet leximi për personat nën moshën 18 vjeçare dhe pa praninë e prindit ose kujdestarit.
Ky është një ndër njoftimet për nxënësit nga një “profesoreshë” që jep mësim në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
