SKANDALOZE | Pushteti i Ilir Feratit shpall fitues të tenderit 100 mijë eurosh kompaninë që është e shuar në ARBK
Sot, Komuna e Istogut e udhëhequr nga Ilir Ferati i LDK’së ka shpërblyer me kontratë më vlerë të parashikuar 100 mijë euro dhe me çmim për njësi 3781.56 euro grupin e operatoreve ekonomik “Haxhere Sopa B.I, Kosprood shpk” për mirëmbajtjën dhe zgjerimin e rrjetit të kamerave të sigurisë në Komunën e Istogut, shkruan rajoni.org.
Vendimi i njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar sot dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarit Gëzim Ademaj.

Portali rajoni.org ka gjetur se njëra prej kompanive në konzorcium, “Haxhere Sopa” nuk është aktive. Pra, e ka statusin shuar. Kjo shihet edhe nga të dhënat e uebfaqes së ARBK-së. Po ashtu, që kompania është me status “shuar” shihet edhe nga faqja “biznesetehapura.com”, faqe kjo që ka të transferuara të dhënat e ARBK-së.

Ajo figuron se është pasive qe 16 ditë, nga data 05.08.2026.

Kompania tjetë në konzorcium është aktive në ARBK.
Ligji i Prokurimit Publik (LPP) nuk lejon që një institucion të lidh kontratë më një kompani pasive. Është pikëpyetje edhe fakti sesi është zhvilluar procedura e vlerësimit për shpalljen fituese të këtij GOE në këtë tender.
Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.
LEXO EDHE:





