7:09 / 28 March 2021
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në Klinë e Poshtme të Skenderajt, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.