Thursday, January 20, 2022

Skenderaj bëhet shembull për organizimin e arkivës brenda komunës

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Administratës, Emine Rrecaj dhe shefin e arkivës, Hamit Geci, kanë përuruar përfundimin e projektit për modernizimin e arkivës së Komunës së Skënderajt, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike, transmeton rajoni.org.

“Me këtë investim që kemi bërë me buxhetin e komunës sonë jemi bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e arkivës tonë. Me rinovimin e arkivës janë̈ krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri. Realizimi i këtij projekti siguron proces më të lehtë dhe më të sigurt në ruajtjen e dokumentacionit për vitet e ardhshme, duke menduar e punuar kështu edhe për gjeneratat që vijnë”, ka thënë ndër të tjera Jashari./Rajoni.org/

May be an image of E brendshme