Ushqimet tona tradicionale përveç që vazhdojnë të konsumohen, ato zënë një vend të veçantë në sofrat tona, shkruan portali Rajoni.org.
Nganjëherë, ndodh që këto ushqime të përgatiten edhe në vende jo të zakonta.
Shembull i kësaj është si sot, ku një lexues i Rajonit ka dërguar një fotografi nga një pamje interesante që kishte hasur rrugës.
Një i moshuar kishte zgjedhur ambientin e hapur, për të përgatitur këtë ushqim tonë tradicional.
Rajoni mëson se po bëhet fjalë për një banor nga fshati Prekaz, i cili kishte zgjedhur një vend të hapur, më saktësisht afër fabrikës së municionit në Prekaz, për të përgatitur flinë e tij./Rajoni.org/