Sunday, July 25, 2021

Skenderaj kalon në zonë e gjelbërt, Drenasi vazhdon të mbetet në orë policore

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot qytetarët për kategorizimin e ri të komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga koronavirusi.

Nga Ministria bëjnë të ditur se në zonën e kuqe bëjnë pjesë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër 13.

Në zonën e kuqe vazhdojnë të mbeten 16 komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveqani, Zubin Potoku, Graçanica, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Gjakova, Podujeva, Gjilani.

Në zonën e verdhë tash janë 9 komuna: Peja, Vitia, Vushtrria, Shtimja, Ferizaj , Suhareka, Shtërpca, Istogu, Malisheva, njofton Mitropol.

Në zonën e gjelbër janë 13 komuna: Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Ranillugu, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha./Rajoni.net/