Lajme

Komuna e Skenderajt hap konkurs për 3 punëtorë në QKMF (DOKUMENT)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:34 / 26 February 2021

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për pranimin e tre (3) punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, përkatësisht një (1) doktor mjekësisë, një (1) infermier/e të përgjithshëm dhe një (1) teknik/e i/e Farmacisë shkruan rajoni.org.

Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.

Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura./Rajoni