Lajme

Skenderaj/Kush do të udhëheq Komunën më të varfër!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:55 / 17 March 2021

Garë e nxehtë pritet të këtë për kryetar të komunës së Skenderajt, në zgjedhjet lokale të vjeshtës në të cilat së paku do të garojnë katër kandidatë, ku përveç Bekim Jasharit i cili ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur, atë pritet ta sfidojë Sami Lushtaku nga radhët e PDK-së i cili po ashtu ka shpallur kandidaturën e tij. Këta dy kandidatë nuk do të jenë të vetëm pasi që dhe dy parti tjera, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja do të dalin më kandidat për të parin e Komunës së Skenderajt.

Hysni Mehani kryetar i qendrës së VV-së për Skenderaj ka thënë për Rajonin se emri i kandidatit për Kryetar të Komunës së Skenderajt do të behët e ditur pasi të merret vendimi në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Subjekti ynë sigurisht që do të ketë kandidatin e saj për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe kjo do të bëhet e ditur me kohë, pasi të merret vendimi në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Mehani.

Ndërsa Isa Fejzullahu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë së kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe së vendimi për kandidaturën për të parin e Skenderajt do të behët në koordinim të plotë më strukturat e degës dhe me kryesinë qendrore.

“Jemi në proces të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ende s’kemi filluar të diskutojmë për emra por çdo gjë do të behët e ditur me kohë dhe do të jetë në koordinim të plotë më të gjitha organet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Isa Fejzullahu, Kryetar i Degës së LDK-së në Skenderaj.

Kujtojmë që Bekim Jashari kishte ardhur në krye të Komunës së Skenderajt me përkrahjen e PDK-së, gjë e cila nuk pritet të ndodh më.