Friday, July 30, 2021

Skenderaj/Nuk ka dezinfekteus

Ka ditë që pajisjet dezinfektuese të quajtura “stacione dezinfektimi”, të vendosa njëra në hyrje të objektit të Komunës dhe tjetra në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, janë jashtë funksioni, si pasojë e mungesës të lëndës dezinfektuese, shkruan rajoni.net.

Nga autoritetet komunale bëhet e ditur se janë në proces e sipër të furnizimit më dezinfektues. Ndërkohë që, edhe atëherë kur kanë qenë funksionale, rrallë kush prej qytetarëve i ka shfrytëzuar për t’u dezinfektuar.

Drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Ibush Hetemi, i ka thënë Rajonit, se janë në pritje të furnizimit me lëndën definfekteuse, dhe në momentin e parë që kjo arrihet, këto pajisje do të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Gjatë pandemisë, Komuna e Skenderajt, i pati vendosur këto stacione dezinfektuese si masa për parandalimin e përhapjes së virusit Corona./Rajoni.net/