9:11 / 1 Shkurt 2021
Secili laps në këtë vepër artistike, ruan një tregim që nuk ka njohur historia e njerëzimit.
Secili nga ta përfaqëson të kaluarën. Secili nga ta ka një emër. Secili ruan historinë.
Kjo vepër e gjendur në oborrin e Shkollës Fillore “Shaban Jashari”, punuar nga mësimdhësi i Artit, Armend Rushiti, është një kujtim i përjetshëm për ato jetë që u shuan.
Ato jetë që u lanë në gjysmë. Për ato frymë që u ndalën përgjithmonë.
Për historinë e pashoq.
Për 9 fëmijë të Jasharëve.









Ne të gjallët, që po jetojmë fal gjakut tuaj, do t’u jemi borxhlinj për aq kohë sa të ekzistojë njerëzimi.
Lavdia u takon juve!
U falemi!