Friday, July 30, 2021

Skenderaj: Qytetarët zhdukin banerin e kandidatit të VV-së, Mehani: Ndalni gjuhën e urrejtjes

Albin Kurti me ekip nuk u prit edhe aq mirë në Skenderajin mikpritës e shumëdhënës.

Por historia që filloi, nuk ka mbaruar akoma, disa qytetarë të papërgjegjshëm, jodemokratik e jo njerëzorë kanë filluar zhdukjen e banerave të kandidatit me potencial dhe ambicie, Hysni Mehanit, përcjellë DrenicaSot.

E nëse “mikpritja” për Albin Kurtin ishte e duhur, kjo assesi nuk është e tillë, pasi Hysni Mehani përveç që është kandidat i një subjekti, është edhe qytetarë drenice. 

Vetë ai ka ftuar drenicasit që të ndalin gjuhën e urrejtjes dhe të largojnë ideologjinë e zhdukjes së kundershtarit.

E me që jo të gjithë vendosin njejtë, Mehanin mund ta bëni përfaqësues tuajin duke votuar numrin 83.

Postimi: