Lajme

“Ju lutem të na leni të qetë në rrugën tonë”, “A del kryetari jone te shiqoj si eshte gjendja e shendetit ne Skenderaj?”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:10 / 2 April 2021

Fahredin Ademi i prekuar me COVID-19, përmes një reagimi të tij në rrjetet sociale e ka akuzuar personelin mjekësor të QKMF-së në Skenderaj  për mos profesionalizëm dhe për mungesë  të barnave esenciale madje sipas tij aty nuk ka as sistem për infuzione dhe për të gjitha këto ai si fajtor e ka përmendur edhe Kryetarin Jashari.

Ademi i cili është edhe pronar i një portali  lokal në Skenderaj, dhe bashëshort i një asambliste komunale nga rradhët e PDK-së – krah i Sami Lushtakut ka shkruar;

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi Drejtorisë për shëndetësi e Komunës së Skënderajt e cila të gjitha pretendimet e Ademit i ka hedhur poshtë edhe pse s’ka cekur me emër, duke aluduara se këto janë të motivuara politikisht.

Reagimi i plotë nga Komuna e Skenderajt

Në lidhje me ankesat e disa individëve të bëra në rrjete sociale, për qëllime politke në këtë kohë pandemike, Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe QKMF, në emër të informimit të drejtë të opinionit publik japin këtë sqarim.

Pavarësisht situatës në të cilën gjindemi, QKMF në Skenderaj, ka vazhduar me ofrimin e rregullt të shërbimeve shëndetësore duke rritur edhe gamen e shërbimeve që më herët kanë munguar. Kjo falë punës së Kryetarit Jashari, me vendimin e së cilit QKMF është pajisur me aparatura tjera moderne mjekësore.

Të dashur qytetarë,

Siç dihet furnizimet me barëra dhe material shëndetësor shpenzues bëhet përmes dy rrugëve, nga Ministria e Shëndetësisë pako nga lista esenciale e barërave ku përveç barërave bazike siç janë disa më elementaret për menaxhimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse hyjnë edhe infuzionet dhe sistemet për infuzione.

Vetëm gjatë vitit 2020 QKMF Skenderaj ka ofruar mbi 353.695 shërbime. Ne mesin e tyre edhe 52.456 injeksione dhe 34420 infuzione (pothuajse një cisterne 20 ml infuzione).
Gjatë kësaj periudhe, gjendja me furnizime ka qenë shumë e mirë dhe lirisht mund të them prej ma të mirave në Kosovë. Mbi 85{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} e injeksioneve dhe infuzioneve janë dhënë falas. Për këtë si institucion kemi marrë shumë lëvdata dhe mirënjohje nga qytetarët përfshirë këtu edhe ata që kanë ardhur këtu nga vendet perëndimore dhe që i ka zënë COVID 19 e që shumicën e rasteve ishin shumë falënderues për shërbimet e ofruara.

Vetëm në muajin mars të këtij viti janë dhënë mbi 4000 infuzione në QKMF Skenderaj. Pra rreth 12000 për tre muajt e parë.

Komuna ka përgjegjësi vetëm për barërat e rëndësishme e të rralla e që nuk janë të përfshira në listën esenciale të barërave. Kjo është pako e dytë e furnizimeve. Me qellim të plotësimit të nevojave me këto furnizime që tejkalojnë çdo parashikimi të eksperteve mjekësor si dhe atyre financiar, nga komuna është kontraktuar edhe një operator për të mbuluar nevojat speciale për disa barëra e material shpenzues e ku nuk hyjnë infuzionet dhe sistemet.

Por, përkundër kësaj komuna në shumë raste ka intervenuar me furnizime emergjente dhe ka plotësuar listën esenciale të barërave, gjë qe ka rezultuar me furnizime të kënaqshme.
Këto furnizime mund të jenë edhe objekt i auditorit, por duke u nisur nga nevojat, ne kemi bërë intervenime edhe me barëra brenda listës esenciale. Për këtë do të ishte mirë që një komision i pavarur të bënte një hulumtim tek pacientet që janë trajtuar dhe të shihet se a qëndrojnë këto që thuhen këtu apo në postimet e herë pas hershme.

Çdo bar i dhënë është i faktuar përmes një sistemi të përsosur dixhital dhe gjithçka që hyn në depo përmes faturës, nuk mund te del pa u regjistruar në momentin e daljes.
COVID 19 me të vërtet ka çrregulluar shumë dinamiken e aktiviteteve tona. Sa i përket laboratorit, aty gjatë një viti janë kryer 105060 analiza. Ka probleme por ne jemi duke u përpjekur që të përmirësojmë edhe ketë sektor sikur edhe atë të radiologjisë, i cili tashmë është krejt funksional.

Testet e shpejta COVID 19, janë teste të një besueshmëri të lartë mbi 95{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} , por nuk janë 100{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} , sikurse që as vetë PCR që bëhet në IKSHP i një saktësie ta lartë, por jo 100{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}. Këtu nuk kemi të bëjmë me profesionalizmin por me saktësinë e testeve. Kjo ndodhë në tërë botën.

Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë kryer mbi 1000 teste të tilla, rezultatet që përputhen në mase shumë të madhe me një shkallë pozitive prej rreth 12{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}, në përputhje të plotë me të dhënat klinik.

Tash pothuajse shumica e testeve me kërkese të qytetareve po bëhen në QKMF dhe jo në IKSHP.

Mungesa e barërave dhe materialit shpenzues është ma e vogla që për momentin po përballet QKMF. Ikja e mjekëve jashtë Kosovës si dhe ndarja e mbi 1400 specializimeve nga ana e MSH për mjekët në Kosovë, ka ulur ma shumë se 65{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} numrin e mjekëve në komunë kështu që stafi menaxhues dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bashkë me Kryetarin janë në koordinim të vazhdueshme për zbutjen e gjendjes së krijuar, krejt papritmas.

Në këto momente të vështira të luftimit të COVID 19 dhe përballjes me mungesa të mëdha të stafit, shkrimet e tilla na dekurajojnë rëndë në përpjekjet tona për të ofruar shërbime sa më cilësore shëndetësore për qytetarët tanë, e që janë tërësisht të drejtuara në favor të qytetarit, me një qasje plotësisht të drejt dhe pa dallim.

Punëtorët shëndetësor i përkasin qytetarëve dhe jo partive politike dhe kërkojnë të trajtohen si të tillë.

Ju lutem të na leni të qetë në rrugën tonë të vështirë të luftimit të COVID 19 dhe të mungesave të shumta të stafit dhe pse jo edhe të barërave dhe materialit shpenzues që shfaqen herë pas herë, për shkak të tejkalimit të çdo plani tonë për furnizime dhe mundësive tona buxhetore.

Me mirëkuptim, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe Drejtori i QKMF-së, Osman Veliu.