Rajoni TV

Sonte Natë e Madhe për myslimanët, mësojeni historinë e Israsë dhe Mi’raxhit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:24 / 10 March 2021

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot është nata e madhe e Israsë dhe Mi’raxhit, përcjell Syri.net Koosva.

“Nata e madhe e Israsë dhe Mi’raxhit padyshim se mbetet njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në botën Islame dhe në jetën e Muhamedit a.s. Është pikërisht kjo natë, ku Pejgamberi ynë bëri një udhëtim të jashtëzakonshëm – e njëkohësisht edhe të mbinatyrshëm”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Ata shkruajnë se është pikërisht kjo natë, ku udhëtoi brenda natës nga Meka në Kudsi Sherif, e më pas edhe në horizontet qiellore për ta ‘takuar’ Zotin, aty ku asnjë krijesë tjetër nuk kishte shkuar asnjëherë.

Për të mësuar më shumë ndiqeni kronikën nga BIK-u.