Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, 8 super ndeshje na presin

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Shëtitje dhe finale, Champions League rikthehet sonte me përballje mjaft interesante dhe që në orën 18:55, kur rekordmenët e Real Madrid do të kërkojnë fitoren në transfertë kundër Shakhtar Donetsk. Kjo përkthehet me kalimin në fazën tjetër dhe spanjollët do të zbresin në fushë të karikuar dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në përballjen e parë me ukrainasit.

    Takimi tjetër që tërheq vëmendjen është sërish i të njëjtit grup, B-së, me Interin që e ka finale në Gjermani. Zikaltërve vetëm fitorja u bën punë kundër Borussia M’Gladbah, që momentalisht mban vendin e parë në grup. Gjermanët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi skuadra e Contes zyrtarisht do të dilte jashtë gare.

    Atletico Madrid-Bayern Munich, duke u nisur nga emrat, është sfidë e gjithë për t’u parë, por fituesit e fundit të Champions League e kanë siguruar kualifikimin dhe mund të bëjnë rotacion. Spanjollët nga ana tjetër kanë nevojë për tre pikët dhe janë të motivuar në maksimum, për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër. Lokomotiv Moscow-Salzburg është takimi tjetër i grupit A, me vendasit që mund të sigurojnë sonte vendin tretë.

    -Advertisenent-

    Grupi i Manchester City ka dy pikëpyetje, që mund të zgjidhen sonte. Porto, me një barazim në shtëpi me “Qytetarët” merr vendin e dytë dhe kualifikimin, kurse Marseille-Olympiacos luajnë për vendin e tretë, gara për të cilin është e hapur.

    Në grupin D Atalanta dhe Berat Gjimshiti presin një dhuratë nga Liverpool, por nga ana tjetër duhet të mposhtin në shtëpi danezët e Midtjylland. “The Reds” përballen me Ajax, që gjithashtu do maksimumin e pikëve. Për vendin e dytë vendoset gjithçka në takimin e fundit, kur italianët dhe holandezët ndeshen mes tyre.

    -Advertisenent-

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Elvira Bajraktari, sportistja e vitit 2022!

    Real Madridi po e mendon seriozisht nënshkrimin me Josko Gvardiolin

    Chelsea emëron drejtor teknik njeriun që bëri revolucion te skuadra gjermane

    Otamendi po transferohet në Serie A

    Në janar qartësohet e ardhmja e Messit

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.