Friday, January 21, 2022

Sot luhet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, përballen Dukagjini dhe Flamurtari

Sot do të luhet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.

Të dy këto ekipe u renditën në pozitat e dyta në grupet e tyre, prapa Malishevës, respektivisht Ulpianës.

Dukagjini grumbulloi gjithsej 58 pikë, dy më pak se Malisheva në grupin A, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Flamurtari tuboi 52 pikë, vetëm një më pak se Ulpiana.

Në të dyja grupet, kampioni u shpall vetëm në xhiron e fundit të sezonit

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Flamurtarit zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Fituesi i këtij takimi do të përballet pastaj me ekipin e renditur në pozitën e tetë në Superligë.