Monday, January 17, 2022

Sot nis xhiroja e 16-të e Superligës, në program dy duele interesante

Këtë vikend do të luhet xhiroja e radhës në elitën e futbollit kosovar.

Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

Drita e pret në shtëpi Dukagjinin me fillim nga ora 13:00.

Ekipi gjilanas synon të rikthehet te fitorja në këtë duel, por nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë një skuadre mjaft të papërshtatshme.

Në anën tjetër Prishtina përballet me Ulpianën nga ora 13:00.

Kryeqytetasit kërkojnë të vazhdojnë me fitore, dhe udhëtojnë vetëm për të marrë tre pikë ndaj Ulpianës.

Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje luhen nesër.