Lajme

Specialja ua vazhdon paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 25 February 2021

Nasim Haradinaj e Hysni Gucatit u është refuzuar kërkesa nga gjykata speciale për lirim nga paraburgimi.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ua ka vazhduar paraburgimin atyre me një vendim të nxjerrur gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, në vendimin e tij, Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim për afatin tjetër të ankesës për lirim nga paraburgimi.

Gjyqtari atyre u ka dhënë afat që këtë ta bëjnë deri më 1 prill.