Saturday, July 24, 2021

Srpska s’votoi Ligjin e Rimëkëmbjes, Hoti: Ne nuk mund të shantazhohemi!

Qeveria e Republikës nuk mund të shantazhohet nga Lista Srpska. Kështu ka deklaruar kryeministri, Avdullah Hoti.

“Kemi disa çështje që besojmë se duhet ti adresojmë me Listën Srpska. Fakti që jemi këtë pikë, ne nuk mund të shantazhohemi, mund të bimë si qeveri, por jo shantazh”, është shprehur ai, pas pyetjes së parashtruar nga gazetari i “Indeksonline”.

Hoti, në konferencën për media, ka falënderuar PDK-në që janë bërë pjesë e votimit pro të Ligjit për Rimëkëmbje.

“Më vjen mirë që një pjesë e opozitës janë bërë pjesë e këtij Ligji”, ka deklaruar shefi i qeverisë.