Sunday, July 25, 2021

Super Manchester City e ‘deklason’ Chelsean

Manchester City ka fituar pikët e plota si musafir ndaj Chelseat, duke e mundur me rezultat bindës 1 – 3.

Ishte Ilkey Gundogan që realizoi në minuten 18-të lojës duke zhbllokuar shifrat.

Kurse, pas tre minutave De Bruyne asistoj tek Phil Foden i cili shenoj për të dyfishuar rezultatin.

Golin e tretë që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje për “Qytetarët” e realizoi De Bruyne (34′).

E vetmja gjë që arritën “Blutë”, ishte goli i nderit nga Callum Hudson Odoi në fundin e ndeshjes (90+2).

Pas kësaj fitore, City renditët në pozitën e pestë me 29 pikë, derisa Chelsea në vendin e tetë me 26 sosh.