Roze

Tayna provokon me dekoltenë e hapur te gjoksi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:45 / 12 February 2021

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo kësaj radhe do të vijë në një bashkëpunim me Florin, në një këngë të titulluar “Magdalena”.

Këto ditë, rap-artistja ka përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijë me një paraqitje mjaft atraktive.

Ajo publikoi së fundmi një fotografi tjetër nga prapaskenat, ku shfaqet mjaft provokuese me një kostum dy-pjesësh ngjyrë argjendi.

Me dekoltenë paksa të hapur, reperja me prejardhje nga Prizreni, dukej mjaft tërheqëse në këto imazhe.

Ky është projekti i dytë muzikor i Taynës që ajo do të publikojë për këtë vit..