Friday, July 30, 2021

Tigreshat motra përleshen ashpër për territor në park

Dy tigresha motra janë incizuar duke u përleshur ashpër me njëra-tjetrën për territor në një park kombëtar të Indisë.

Kafshët e quajtura Ridi dhe Sidi, të llojit Bengal, ishin fillimisht duke ecur të qeta krahas njëra-tjetrës në parkun kombëtar “Ranthambore” të Indisë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në video shihet se si më vonë rriten tensionet dhe njëra nga tigreshat e sulmon tjetrën, duke e rrëzuar në shpinë.

Turistët që ishin dëshmitarë të kësaj beteje u habitën me dyluftimin. Pas disa sekondave, tigreshat e ndalin përleshjen dhe duket sikur heqin dorë nga përballja. Raportohet se tigreshat motra vazhdimisht janë përleshur për territor që nga lindja në park në vitin 2018. Kafshët e frikshme janë të moshës 17-muajshe.