Friday, July 30, 2021

TMERRUESE/ Miu i ngordhur në piperin që përdoret për ushqim tek ‘Tatlises’ në Prishtinë

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët përballen me produkte ushqimore të cilave i është kaluar afati.

Por jo vetëm  kaq, pasi gjëra edhe më të këqija po ndodhin në disa prej lokaleve ku shërbehet ushqim.

Lajmi.net ka siguruar një video skandaloze të realizuar në lokalin ushqimor, ‘Tatlises’ në Prishtinë, saktësisht në lagjen Pejton.

Në një enë kuzhine ku gjendej piperi i kuq, gjendej edhe një mi i ngordhur e që duket mjaftë mirë edhe në këtë video-incizim.

Përpos kësaj, në lokalin në fjalë shihet një papastërti tejet e madhe, pavarësisht se i njëjti është jashtëzakonisht i frekuentuar për ngrënien e ushqimit.

Lokali i cili njihet për përgatitjen e dynerëve duket se ka lënë anash pastërtinë, por edhe është harruar të kontrollet nga përgjegjësitë e lokaleve ku shërbehet ushqim.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky rast, por është tejet shqetësuese me nivelin e jo-pastërtisë që gjendet në këtë lokal dhe në shumë lokale të tjera anembanë vendit.

Miu i ngordhur i cili gjendej në këtë produkt ushqimor, do të mund t’i sjellë probleme të shumta shëndetësorë të gjithë klientëve të këtij lokali të cilët shërbehen me ushqim.