Lajme

Tragjike: Vetura e godet për vdekje 19-vjeçarin, dy tjerë të lënduar 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:02 / 5 August 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë, teksa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 19-vjeçar, i cili u godit për vdekje nga vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë.