Sport

Trajneri i Portugalisë zbulon objektivin më të madh të Ronaldos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:05 / 17 March 2021

Trajneri i Portugalisë zbulon objektivin më të madh të Cristiano Ronaldos.

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se qëllimi kryesor i yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo është Kupa e Botës.

Portugalia do përballet me Azerbajxhanin javën e ardhshme dhe do stërviten te qendra e Juventusit.

Santos ka zbuluar se 36-vjeçari nuk është i motivuar për suksese individuale, por synon Kupën e Botës.

“Jam i sigurt se Cristiano është më shumë se motivuar, jo vetëm sepse shënon gola”.

“Cristiano ka motiv shtesë sepse përfaqëson Kombëtaren. Jam i sigurt se do këtë ambiciet e njëjta, jo vetëm të mendoj për golat personal, por të fokusohet te Kombëtarja”.

“E di që ka ëndërr të marrë pjesë në këtë objektiv, që është të luajë në Kupën e Botës dhe ta fitojë. Ky është objektivi kryesor”.

Ndërsa, gjithashtu flitet për rikthimin e mundshëm te CR7 në Real Madrid.