Friday, January 21, 2022

Tre nga pesë anëtarët e Bordit të “Trepçës” kanë qenë dënuar me nga 6 mijë euro gjobë

Qeveria e Albin Kurtit ka emëruar sot Bordin Mbikëqyrës të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Bahri Hyseni do të jetë kryesues i kësaj ndërmarrje, ndërsa në rolin e anëtarëve do të jenë Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku dhe Shyqri Kelmendi.

Bahri Hyseni, Shyri Sadiku dhe Shyqri Kelmendi kishin qenë anëtarë të Bordit të Trepçës edhe më herët.

Këta anëtarë ishin dënuar nga Inspektorati i Punës në Mitrovicë

Kjo kishte ndodhur më datë 17 gusht 2020 dhe kishte të bënte me një vendim për shkarkimin e Basri Ibrahimit nga pozita e kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës.

Ibrahimi kishte bërë ankesë në Inspektoratin e Punës dhe e cila ishte vlerësuar me bazë nga ky institucion.